“Nuk ka Kuvend”; Bardhi: Sali Berisha luan blofin, nuk i ka firmat për të mbledhur Kuvendin Kombëtar
Menjëherë pas deklaratës së Berishës se ka mbledhur 4200 firma, ka ardhur edhe reagimi nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili tha se ish-kryeministri po luan blofin, pasi nuk i ka mbledhur firmat e nevojshme. Nga selia blu, ai tha se Berisha ka shkelur statutin, e ndërsa e bëri të qartë se Kuvend Kombëtar nuk do të ketë.
“Pas 30 vitesh në PD ,Sali Berisha i di rregullat se si funksion PD dhe se si mblidhen organet e PD, jo nuk ka asnjë lidhje me statutin e PD dhe funksionimin demokratik të PD, u provua qartësisht që gjatë gjithë kësaj periudhe ka luajtur një blof të madh me demokratëy nuk ka mbledhur ¼ e firmave për të vënë në lëvizje procedurën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, nëse do e kishte mbledhur, ai e di mirë se ku dorëzohen dhe se si është procesi, ajo që pamë sot është një tallje e madhe me demokratët dhe sakrificën e tyre, PD është një institucion, funksionon mbi bazën e statutit, dhe është fyerje për demokratët se mbahen sekret anëtarët e Kuvendit nga organet statutore të PD, nuk ka fyerje më të madhe se të dhënat janë sekret nga organet legjitime të PD, apeli im është i qartë, cilido kërkon funksionim të PD, mbledhjen e institucioneve të PD, duhet të ndjekë procedurën sipas statutit të partisë, demokratët e dinë, Berisha e di procedurën edhe më mirë , prandaj nëse do i kishte firmat, në fillim thanë janë mbledhur 80%, pastaj 70%, në fakt e vërteta është nuk është arritur mbledhja firmave për të vënë në lëvizje procedurën statutore. Nuk ka Kuvend, ku mund t’i verifikoj firmat, unë jam institucion që duhet të merret. Kuvendi ka më shumë se 7600 dhe duhet të firmosin ¼ e anëtareve, më pas vijon procesi, prandaj dhe statuti ka parashikuar një muaj më parë, sepse ka procedura dhe procedurat nuk realizohen duke i mbajtur të dhënat në kasafortë. Unë mbledh firmat vetë, i verifikojë vetë, i ngre organet vetë, votoj vetë, na kujton kohën e atij që demokratët u ngritën dhe e rrëzuan, fatkeqësi e madhe që Berisha e nisi këtë lëvizje me motivin për të hapur PD dhe e mbylli me një deklaratë që kërkon pushtet personal, i ka sh fokusuar ata në mënyrën më absurde e mundshme nga beteja me regjimin e Ramës. Vendin, datën e orën e përcakton Kryesia e PD, Sekretari i Përgjithshëm,. S’i ka mbyllur Edi Rama demokratët në kasafortë, jo më Sali Berisha”, tha Bardhi.
Fraksion.com