E dashura e tij u mahnit pas Di Caprios, reagon Jeff Bezos: Leo, hajde pak këtu
Aktori i njohur Leonardo Di Caprio u takua me miliarderin Jeff Bezos dhe të dashurën e tij në Muzeun e Artit në Los Anxhelos.
Pamjet nga takimi i tyre po bëjnë xhiron e rrjetit pasi duket se e dashura e Jeff Bezos, Lauren Sanchez flirton me aktorin. Shikimet e saj u komentuan si flirt dhe adhurim për aktorin me famë botërore. E gjitha skena ndodhi në sy të vetë Bezos, i cili vendosi që këtë situatë ta kalonte në mënyrën më komike të mundshme.
Në një nga faqet e Twitterit, që ka postuar videon, Bezos ka ndarë një foto të tij afër një tabele që shkruhet: Rrezik! Shkëmb i thepisur, rënie fatale.
Më pas ai i drejtohet aktorit të njohur: “Leo, hajde këtu, dua të tregoj diçka!”





Fraksion.com