AktualitetTë fundit

Shpërthim me tritol servisit të celularëve në Yzberisht; Vetëm dëme materiale

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në një servis celularësh gjatë mbrëmjes së kaluar në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ku sipas policisë dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e një dyqani. Fatmirësisht s’ka persona të lënduar

“Një sasi e vogël lëndë plasëse ka plasur në dyqanin në pronësi të shtetasit E. D, ku ka vetëm dëme të vogla materiale”, thotë policia.

Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com