AktualitetTë fundit

Kishin 4 kg kanabis me vete gati për t’i shitur: Arrestohen 4 persona në Fier

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë në Fier të akuzuar për prodhim dhe shitje kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë Gersi Zika, Arsen Meta(Bajramaj), Jozo Kozmaj dhe Anxhelo Doçia, të cilëve iu gjetën 4 kilogramë kanabis, gati për ta shitur. Ata u arrestuan në Bypass-in e Fierit, ku po lëviznin me automjetet tip “Audi” dhe “Citroen”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com