Horoskopi javor, 8-14 nëntor 2021
Ky është horoskopi javor nga data 8-14 nëntor 2021. Parashikim i yjeve për punën shëndetin dhe dashurinë për secilën shenjë.
Dashi
Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm këtë jave dhe më të matur me hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje duhet të shmangini sa më shumë debatet me partnerin sepse problemet që mund të lindin do jenë tepër të mëdha. Mundohuni të luftoni edhe me kokëfortësinë. Ju beqarë, nëse doni të krijoni një lidhje duhet t’i merrni parasysh të gjitha gjërat. Jeta juaj do jetë e ndarë edhe në një pjesë më shumë. Në sektorin e financave do keni përmirësime të ndjeshme. Neptuni do jetë në anën tuaj. Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merrini gjërat shtruar.
Demi
Pranojini gjërat ashtu si t’iu vijnë këtë javë dhe mos kërkoni nga të tjerët atë që nuk e jepni dot vetë. Nëse lidhja juaj me partnerin nuk është aq e fortë sa duhet te bëni shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund ta përkeqësojë edhe më tepër situatën. Ju beqarët do jeni sharmante në maksimum dhe ka shumë gjasa që të mërkurën të ndryshoni edhe statusin. Për financat nuk do ketë aspak probleme. Përveçse do tregoheni te kursyer me shpenzimet, do merrni edhe disa para nga një punë e mbaruar me sukses. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do jetë gjatë gjithë kohës i mirë kështu që do duhet herë pas here më tepër përkujdes. Çlodhuni dhe ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë mos nisni projekte pa marrë garanci për mbështetje dhe financim.
Binjakët
Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë vetëm për t’u ndier mirë dhe të lumtur. Klima yjore e kësaj periudhe do kontribuojë në harmoninë dhe paqen e jetës tuaj në çift. Për të përfituar sa më shumë bëni më tepër lëshime për njeri-tjetrin. Kësaj jave ju beqarët do keni mundësinë të realizoni një takim premtues. Për të menaxhuar më mirë të ardhurat duhet të kërkoni ndihmën e dikujt. Sigurisht që paraja nuk sjell gjithmonë lumturinë, por nuk mund të jesh i lumtur pa të tilla. Kujdesuni më shumë për veten dhe ruajuni nga problemet me tretjen e ushqimit. Në jetën profesionale do keni goxha ndryshime pozitive. Dikush do iu bëjë edhe një propozim interesant.
Gaforrja
Shumë do mundohen t’iu prishin harmoninë këtë javë, por nuk do ja dalin. Ju të dashuruarit do keni një periudhë mjaft romantike të mbushur me dashuri e pasion. Gjithçka do të ndodhë dhe rutina do të largohet. Yjet do iu ndihmojnë edhe ju beqarëve të keni takime interesante nëpër vende shumë të veçanta Hëna do iu ofrojë ndihmën e saj në planin financiar. Pas sakrificave që do bëni do merrni mjaft përfitime. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime kohët e fundit do keni përmirësime të ndjeshme. Në punë do ndikoheni nga Mërkuri i cili do iu bëjë më këmbëngulës dhe të duruar. Do përballeni edhe me disa kolege për diçka.
Luani
Jo çdo gjë do ju ecë shumë mirë këtë javë megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Nëse keni një lidhje, ka rrezik që marrëdhënia me partnerin të pësojë tronditje. Do keni debate serioze të cilat nuk do përfundojnë mirë. Ju beqarët do jeni të lirë të bëni atë që do doni. Ditët më me fat për të takuar persona interesantë do jenë e mërkura dhe e shtuna. Buxheti do jetë i qëndrueshëm dhe pa probleme, megjithatë sa herë t’iu duhet të kryeni shpenzime duhet t’i bëni me kujdes llogaritë. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite. Nuk do i ndieni më dhimbjet e kohëve të fundit. Në punë do e dini mirë ku të fokusoheni më tepër që ta keni më të lehtë arritjen e objektivit. Beni vetëm kujdes nga disa kolegë që iu kanë inat.
Virgjëresha
Gjatë kësaj jave do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni dhe do e dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj do ketë prioritet absolut. Mund të lini shumë gjëra të tjera pas dore vetëm e vetëm që të kaloni më tepër kohë me partnerin dhe të dashuroheni si ta ndieni. Ju beqarët do jeni flirtues në pafundësi dhe do e keni shumë më të thjeshtë ta bëni për vete këdo që do pëlqeni. Buxheti nuk do jetë i keq në fillim të javës, por për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni, gjendja mund të përkeqësohet. Mundohuni vetëm mos arrini fundin sepse zor se do rimëkëmbeni më pas. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme. Në punë mos u tregoni të pamatur, por mendohuni para se të veproni.
Peshorja
Do bëni gabime të vazhdueshme gjatë kësaj jave. Ju që keni një lidhje nuk do jeni në humorin e duhur dhe herë pas here mund të mbylleni në vetvete. Ky do jetë një gabim që mund ta largojë partnerin prej jush. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe do filloni një lidhje e cila ka për të vazhduar gjatë. Në planin financiar gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë. Mos i lini për nesër zgjidhjen e problemeve sepse situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Për fat të mirë shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do jeni në formë perfekte. Sipas Dritare.net, në punë do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur atje ku e keni planifikuar.
Akrepi
Asnjë fushë nuk do kalojë krizë këtë javë, përkundrazi optimizmi do mbizotërojë. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e begatë dhe e mbushur me emocione. Pranë partnerit do ndiheni më mirë se asnjëherë më parë. Ju beqarëve do ju plotësohen ëndrrat më të bukura dhe e gjithë jeta do ju marrë një tjetër rrjedhë. Për asnjë moment nuk do ndihen vetëm dhe zemra do iu përmbushet. Në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni shqetësime. Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jeni nëse punoni në aktivitete private.
Shigjetari
Planetët që në përgjithësi ju kanë nxitur të jeni luftarakë dhe të kundërshtoni, këtë javë do ju nxitin të jeni më të qetë dhe të kërkoni përherë paqen. Juve që jeni në një lidhje do i merrni gjërat më seriozisht dhe do e konsolidoni marrëdhënien me partnerin. Do kaloni vetëm momente të këndshme. Ju beqarët do keni flirtime, joshje dhe dashuriçka kalimtare. Ende nuk do ketë ardhur koha për të filluar lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin, por hidheni çdo hap të mirëmenduar. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla ditët e para. Mund të keni rrufe, dhimbje koke ose fyti, por pas të mërkurës do ndiheni më të qetë. Në punë do iu jepen detyra të reja që do kërkojnë më shumë maturi dhe përgjegjësi.
Bricjapi
Mos kini frikë të guxoni këtë javë dhe t’i shprehni sa më shumë idetë tuaja. Po u treguat edhe më të përgjegjshëm do keni më shumë arritje. Lidhja juaj këtë jave nuk do jetë aspak e qetë. Në disa momente do mendoni sikur partneri është një kundërshtar për ju dhe do e shihni me dyshim. Takimi qe do realizoni ju beqarët do jetë sensacional dhe do ndiheni mirë që herën e parë. Në planin financiar do dini si ta menaxhoni situatën dhe gjendja do mbetet e mirë. Nëse keni ndërmend për investime serioze bëjeni sot pa u menduar gjatë. Shëndeti do jetë më i mirë se më parë. Falë mbështetjes së Diellit do jeni edhe më dinamike dhe plot energji. Edhe në punë çdo gjë do shkojë ashtu si kishit menduar. Do jeni realiste dhe kjo do iu ndihmojë më tepër.
Ujori
Urani do ju nxjerrë nga rutina ku keni rënë gjatë kësaj jave. Çdo ditë ka për të qenë më e veçantë. Nëse keni një lidhje kjo periudhë nuk do fillojë shumë mirë. Shpesh do ndiheni konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Vetëm pas të premtes situata do normalizohet. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më realistë dhe nuk duhet të kërkoni gjëra të pamundura. Saturni do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin në planin financiar. Do ecni me llogari dhe kjo do i mbajë larg problemet. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni qenë me grip apo keni pasur shqetësime të ndryshme, do ndiheni disi më të qetë. Në punë do keni pengesa të njëpasnjëshme dhe me zor do i arrini objektivat që i kishit vënë vetes.
Peshqit
Po u treguat të logjikshëm dhe po nuk u nxituat për asgjë çdo gjë ka për t’iu ecur mirë këtë javë. Nëse nuk doni të keni debate e probleme në jetën tuaj në çift, duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat dhe sugjerimet e partnerit. Mos bëni gjëra që atij nuk i pëlqejnë sepse vetëm sa do mërziteni të dy palët. Ju beqarët më mirë të prisni edhe disa kohë në vend që të hidhni hapa pa qenë të bindur. Në planin financiar mos kryeni shpenzime të shumta sepse do ju nevojiten para për ditët në vijim. Shëndeti do jetë goxha më i mirë se më parë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga mesi, shpina apo barku do jeni më të qetë. Në punë do jeni guximtarë, këmbëngulës dhe sfidues. Arritjet do jenë edhe më të mëdha nga sa mendonit.
Fraksion.com