Gazetarja zbulon detaje nga Kadastra e Vlorës: Ish drejtori u rrah në zyrën e tij
Gazetarja Lindita Çela zbuloi se ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, është rrahur barbarisht në zyrën e tij. Sipas saj, ish drejtori i cili është arrestuar pasi akuzohet për tjetërsim pronash, është dhunuar për shkak të detyrës.
Më skandaloz është fakti se ai është dhunuar në ambientet e punës. Ngjarja duket se u pranua edhe nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame në emisionin ‘Politiko’.
Lindita Çela: Drejtori që është arrestuar tani është rrahur keq, po keq ama, në zyrën e tij.
Artan Lame: Ai që u rrah, u rrah. Ta mbajë vetë drurin…
Lindita Çela: U rrah në zyrën e shtetit.
Artan Lame: Këto janë problemet e Vlorës.
Fraksion.com