AktualitetPolitikëTë fundit

“Deputetja demokrate nuk ia përton Bashës”; Çfarë u tha në debatin 5 minutësh që largoi kreun e PD nga mbledhja

“U mbyll, mbledhja në vrap e sipër vetëm se unë po shprehja mendimin tim nga deklaratat që i konsideroj krejt të gabuara të lidershipit që po kërkon tani të uzurpojë edhe dy forumet, Forumin Rinor dhe atë të Gruas. Është vendim ozurpues dhe arbitrar. I paligjshëm dhe anti-statuor”.

Kështu e përshkroi  Albana Vokshi gjithçka ndodhi në 5 minuta mbledhje në selinë blu, pasi kreu i PD Basha e ndërpreu nxitimthi duke mos u dhënë mundësi zonjës Vokshi dhe zotit Spaho të shprehin qëndrimet e tyre kundra.

Deputetja demokrate thotë se Basha, edhe pse kryetar i PD, nuk mund të flasë  me një gjuhë të tillë ndaj liderit të kësaj partie në emër të gjithë demokratëve, duke e cilësuar si tub oksigjeni për Ramën e për ta vulosur me sloganin “koha e Sali Berishës ka mbaruar”.

Vokshi: Nëse ky është mendimi personal i Lulzim Bashës është ok por nuk mendoj se mund të flasë me këtë gjuhë në emrin tim. Lulzim Basha duhet të flasë pasi janë marrë vendimet në forume, duhen votuar dhe pastaj të dalë t’i publikojë. Këtë deklarova në mbledhje por Basha tha se nuk janë në rend dite dhe mbylli mbledhjen. Iku me vrap nga grupi parlamentar ndërsa unë distancohesha nga deklaratat e tij. E vendosin demokratët kur i përfundon koha kujt lideri të PD. Ai nuk e përcakton fundin e asnjë personi në politikë, aq më tepër të Sali Berishës. Ndërkohë Spaho kërkonte fjalën për ndryshimet kushtetuese që nuk janë diskutuar.

 

Fraksion.com