Ambasadorja Yuri Kim: Tre anëtart e Kongesit të SHBA ndodhen në Tiranë për diskutime të rëndësishme
Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka pritur në rezidencën e ambasadës anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake La Turner.
Në një postim në rrjetin social të ambasadës, theksohet se tre anëtart e Kongesit ndodhen në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë, detajet e së cilës pritet të ndahen më gjerë ditën e nesërme.
Postimi i Ambasadës:
“Kënaqësi e madhe të mirëpres anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë. Na ndiqni nesër për më shumë detaje!” Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim.
Fraksion.com