Vendimi për zgjedhjet në FRPD pas pjesëmarrjes së Këlliçit në Foltoren e Berishës? Basha: I ka skaduar mandati
Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka cilësuar sajesa për interesa personale akuzat se vendimi për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike vjen pasi kreu i kësaj organizate Belind Këlliçi ka deklaruar se do të marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës.
“Jo nuk është aspak e vërtetë, kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë nën drejtimin tim FRPD ka zhvilluar zgjedhje, madje zgjedhje me një anëtar një votë për kryetarin si dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i forumeve drejtuese dhe i kryetarit ka skaduar dhe në përputhje me normat demokratike përsëri me ‘një anëtar një votë’ të rinjtë dhe të rejat demokrate do zgjedhin përfaqësuesit e tyre, duke përfshirë dhe kryetarin e ri. Ne kemi shumë sfida përpara, por asgjë nuk mund të pengojë PD të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla siç janë zgjedhja me një anëtar një votë që është një risi për të cilën PD është ballëlartë dhe unë si kryetar i saj jam krenar”, tha Basha.
duke shtuar se është i njëjti proces që është ndjekur edhe në 2014-ën, ku për herë të parë është ndjekur parimi një anëtar një votë.
Ndërkohë kreu i PD ka mbledhur grupin e punës për procesin zgjedhor në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.
Ai foli dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
“E para e punës të presim vendimet dhe zbardhjen e tyre. Pa diskutim që atentati anti-demokratik i ’30 qershorit’ është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë nga rrëgjimi në fuqi ]. Objektivi kryesor i PD-së është të rikthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik në të cilin është kthyer nën sundimin e Edi Ramës”, u shpreh ai.
Fraksion.com