AktualitetPolitikëTë fundit

Vazhdon përçarjen e PD-së; Basha urdhëron zgjedhje edhe në Forumin e Gruas

Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor, edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor.

Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas.

Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte.

Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:

1. Grida Duma
2. Arta Sakja
3. Dhurata Çupi
4. Orjola Pampuri
5. Greta Bardeli
6. Alfrida Marku
7. Ina Zhupa
8. Eralda Tase Bano
9. Zheni Gjergji
10. Ledina Aliolli

Grupi i punës do të mbikëqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së. Deri tani kjo organizatë drejtohet nga deputetja e PD Albana Vokshi.

 

Fraksion.com