Operacion anti drogë në Korçë, arrestohen disa persona. Një avokat i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike
Policia ka zhvilluar një operacion anti drogë në qytetin e Korçës, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike dhe janë arrestuar disa persona.
Lënda narkotike, me destinacion Greqinë, është sekuestruar gjatë operacionit të sektorit të antitrafiqeve, i cili kishte disa muaj që hetonte grupin e personave të ndaluar.
Burime bëjnë me dije se edhe një avokat rezulton i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Operacioni po vijon, ndërsa priten të bëhen arrestime të personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.
Fraksion.com