“E dua por nuk mund të jem me të”, Fifi hap zemrën
Dy banorët nga Kosova në “Big Brother VIP”, Graniti me Fifin kanë zgjedhur që mbrëmë të kalojnë kohën duke biseduar me njëri-tjetrin për disa shqetësime zemre që kanë përjetuar.
Pasi që Graniti tregoj historinë e tij të dashurisë, edhe këngëtarja Fifi rrëfeu për djalin që dashuron por tregoi se nuk mund të jetë me të.
Ajo nuk ngurroi që të kërkonte edhe një këshillë nga Graniti.
“Jam e dashuruar me dikë jashtë, por nuk mund të jem me të. Kam pasur gjithnjë frikë se mund ta humb si person. Është e vështirë ta kalosh nga miqësi në dashuri. Si mendon ti se bëhet për vete një mashkull?”, tha Fifi.
“Qëndro vetvetja. Nëse të pëlqen siç je është ok, nëse jo është e kotë”, u shpreh Graniti.
Fraksion.com