AktualitetTë fundit

Arrestohen punonjësit e IKMT: Ryshfet 2 mijë euro për të manipuluar me rindërtimin

SPAK ka urdhëruar arrestimin e dy zyrtarëve të IKMT në Tiranë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Por edhe ndaj dy personave me akuzën e “Ushtrim ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu ka kërkuar masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” per Administratorin i Njësisë Administrative Petrelë.

Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, rezulton se personat nën hetim në vitin 2020 në mënyrë të vazhdueshme, kanë bërë përpjekje për të mundësuar kryerjen e veprimeve të paligjshme me natyrë korruptive ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Nga provat e deritanishme ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë ndërhyrë tek punonjësit e Institutit të Ndërtimit, Njësisë Administrative Petrelë në varësi të Bashkisë Tiranë.

Qëllimi ishte ndryshimi i aktit të konstatimit fillestar dhe aktit të ekspertizës së thelluar për një banesë në pronësi të tyre, me qëllim rritjen e klasifikimit të nivelit të dëmeve, duke paguar për këtë akt shumën prej dy mijë euro, banesë që në fakt ishte prishur me parë nga IKMT-ja si pasojë e shpronësimit për interes publik me kërkesë të OST-së.

Ata e kanë paraqitur atë si një banesë të dëmtuar nga tërmeti me qëllim për të përfituar nga granti i ri ndërtimit. Në kryerjen e këtyre veprimeve ata janë ndihmuar nga funksionarë të Njësisë Administrative Petrelë, njësi e cila nuk ka vendosur skualifikimin e subjektit, por ka përcjellë praktikën përkatëse për këtë subjekt pranë Bashkisë Tiranë, me qëllim përfitimin në fillim të grantit dhe më pas të lejes së ndërtimit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com