Projektbuxheti 2022, Kryemadhi: Do ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend
Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për për vitin 2022.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi përmes një reagimi shprehet se në përfundim të këtij procesi, LSI do të ofrojë propozime ligjore në Kuvend.
“Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022”, shprehet Kryemadhi.
“Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë”, thekson Kryemadhi.
“Në përfundim të këtij procesi, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend, me shpresën për mbështetje sa më të gjerë nga aktorët e tjerë politikë, që buxheti i shtetit në vitin që vjen, të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët dhe të dedikojë mbështetje reale ndaj stafit mjekësor në punën e tyre”, tha Kryemadhi.
Fraksion.com