AktualitetBota+Të fundit

“Personat gay do të ekzekutohen”; Talibanët hartojnë listën

Talebanët kanë nisur të vënë në jetë ligjet e tyre. Një nga më të tmerrshmit është ekzekutimi i personave gay.

Qeveria talebane thuhet se po mban një “listë vrasjesh” të homoseksualëve në Afganistan, duke detyruar shumë njerëz të fshihen. Sipas talebanëve, homoseksualiteti është rreptësisht i ndaluar dhe i dënuar me vdekje, shpesh në mënyra brutale.

Së fundmi, drejtori i një grupi të të drejtave të LGBT+ ka pohuar se talebanët kanë krijuar një listë të homoseksualëve që duan të vrasin.

“Kjo është një kohë vërtet e frikshme për të qenë në Afganistan,” tha për France 24 Kimahliu Powell, drejtor ekzekutiv i “Rainboë Railroad”, e vetmja organizatë ndërkombëtare LGBT+ në terren në Afganistan.

“Tani e dimë me siguri se talebanët kanë një ‘listë vrasjesh’, duke identifikuar personat LBTQI+,” tha ai.

 

Fraksion.com