Kosova nuk merr pjesë në “Open Balkan”, Rama: Nuk ka kufizime për askënd; Ne u kemi borxh njerëzve t’u krijojnë këtu lirinë europiane
Kryeministri, Edi Rama deklaroi e “Ballkani i Hapur” është për ti krijuar mundësi njerëzve që transportojnë të mos vuajnë peshën marramendëse të burokracive.
Ai shtoi se nuk mund të presë që problematik të zgjidhen nga jashtë, ndërsa shtoi se nuk mund të lejojnë të ikin vitet me të njëjtat probleme të pazgjidhura.
I ndalur tek mungesa e Kosovës në këtë samit, Rama tha se kjo nismë nuk ka kufizim për askënd, dhe se nëse të gjashtë vendet do të jenë pjesë atëherë do të ndryshojë atmosfera në favor të qytetarëve.
“Njerëzit që punojnë dhe transportojnë vuajnë peshën marramendëse të kufijve, të dy apo tre palë burokracive. A mund të vihet në diskutim e drejta e tyre që të mund të punojnë normalisht për shkak se dikush në kolltuk në një studion TV terrorizon për Ballkanin e Hapur. A mundet dot që e drejta e tyre që i lënë fëmijët në gjumë në mëngjes, dhe i gjejnë në gjumë të mohohet sepse dikush nuk do të dijë për këtë pjesë dhe se është i gatshëm ta izolojë komplet popullin e tij dhe bën teori…A mundet dot që gjithë këta njerëz që nga Konispoli u duhet të bëjnë rrugën e Magelanit, është më shpejt të shkosh në Australi me avion sesa në Bosnjë me makinë. Të gjitha këto çështje nuk janë bërë, kush do të vijë ti bëjë…Angela Merkel…apo do të vijë Ursula…Jo do ti bëjmë ne.
Si do të lëmë ne të ikë edhe një dekadë tjetër, për çfarë arsye? Kur vjen puna për Kosovën është thënë dhe rithënë në çdo takim që të tria vendet pa dallim janë të ftuar të vijnë dhe të ulen të punojnë me ne për njerëzit, pastaj çështja e mosdakordësisë ka dialogun e vet. Por nëse të 6 vendet marrin pjesë edhe për Kosovën dhe Bosnjën do të jetë shumë mirë atmosfera për të trajtuar çështje të tjera…Kujtoj që Gjermania dhe Franca e filluan nga bashkëpunimi ekonomik…dhe pastaj panë që bashkë ishin shumë më mirë. Këtu nuk ka kufizim për askënd. Për Malin e Zi presin të futen në BE vitin tjetër dhe unë e mirëkuptoj…dhe po u futën u kam thënë se do të kemi një avokat më shumë… Nëse nuk futet në BE i kemi thënë të futet në “Open Balkan”. Ne u kemi borxh njerëzve të krijojnë këtu lirinë europiane”, tha më tej Rama.
Fraksion.com