AktualitetTë fundit

E rëndë: Pranga 53-vjeçarit në Gjirokastër; Abuzonte seksualisht prej kohësh me një 16-vjeçare

Një ngjarje e rëndë e abuzimit seksual me të mitur është zbuluar ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër në fshatin Libohovë, ku një 53 vjeçar K.H., është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare.

Sipas policisë abuzimi ka ndodhur në periudha të ndryshme kohore, ndërsa 16-vjeçarja ndodhet në spital ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Vetëm disa ditë më parë, dyshime të forta janë ngritur mbi R.K, i cili mendohet se ka përdhunuar vajzën e tij vetëm 6 vjeç.

Prokuroria i ka ngritur akuzën, por nuk është vërtetuar akoma nëse është abuzuar me të miturën seksualisht. Edhe sot nuk ka mbërritur akoma akt-ekspertimi mjeko-ligjor, pasi nuk është gati, për shkak të kohës së gjatë që u duhet ekspertëve që ta nxjerrin.

 

Fraksion.com