Sali Berisha sulmon ministret: Beqir Balluku nuk ka vjedhur sa ka vjedhur mbesa e tij; Xhaçka vodhi tokat e ushtrisë në bregdet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministret e qeverisë nga “Foltorja” e zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Kamzës. Për ministren e Energjitikës, Belinda Balluku, Berisha thotë se ajo ka vjedhur përmes tenderave, ku si shembull sjell atë të Unazës.
Sipas ish-kryeministrit, Ministrja ka ndërruar disa herë tenderin dhe i ka rritur çmimet për realizimin e tyre. Për Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, Berisha thotë se në kohën kur ajo ka qenë ministre e Mbrojtjes, ka vjedhur tokat e ushtrisë në bregdet.
“Foltorja është një mission i madh dhe ju jeni misionarë të mëdhenj. Sot Shqipëria qeveriset nga një grup i cili nga mëngjesi deri në darkë, nuk bën gjë tjetër veçse vjedh qytetarët shqiptarë. Edi Rama ka grupuar në qeverinë e mandatit të tij të tretë, hajdutët dhe hajdutet më profesioniste që ka pasur historia e Shqipërisë. Ai për të maskuar vjedhje monstruoze, ka përzgjedhur si maskë, makeupin e disa zonjave. Beqir Balluku ju garantoj se nuk ka vjedhur aq sa ka vjedhur mbesa e tij, e cila në mënyrën më kriminale nuk zbaton as ligj dhe as rregull por shpall tendera për unazën, dyfish i çmimit të Tunelit të Kërrabës. Anuloi tenderin dhe e shpall për së dyti me një çmim më të lartë.
Janë me dhjetra raste si kjo. Merrni pak ministren e jashtme që ka dalë nga piramidat, sa ishte ministre e mbrojtjes, mori tokat e bregdetit që i kishte ushtria dhe ja dha akrabasë së saj. Mos të përmend fluturimet me helikopter. Edi Rama nuk i nxjerr dot në television ata, sepse në çdo fjalë u vjen era vjedhje. Po ministrja tjetër që nuk ndihet, quhet e Kulturës, shiti lahutën dhe çiftelinë, veglat me të cilën krijuam kulturën tonë kombëtare. Dhe i shkruan Neritan Cekës që ka të paktën 100 vite me të atin në arkeologji, se koha jote mbaroi. Kjo qeveri, është qeveri e cila gjithçka bën, për varfërimin e shqiptarëve, për dy qëllime, do të përzërë rininë nga Shqipëria dhe varfëria qeveriset më lehtë. Foltorja ka rikthyer shpresën dhe i bashkohen për të përmbysur regjimin” – tha Berisha.
Më pas ish-kryeministri ka prekur rritjen e çmimeve të energjisë dhe karburanteve. Berisha deklaroi se qytetarët shqiptarë sot paguajnë më shumë për një litër karburant se sa qytetarët në Zvicër.
“Edi Rama njoftoi sot një taksë tjetër mbi karburantin. Në vitin 2013, karburanti nuk ishte i lirë, por çmimi në pompa ishte dyfishi i çmimit të bursës, kurse sot çmimi në pompa është trefishi i çmimit në bursa, dhe tani kërkon ta bëjë katërfishin. Ju bleni litrën e naftës, njësoj si qytetarët e Zvicrës. Ju merrni një rrogë 10 herë më të ulët se sa qytetarët e Zvicrës. Ju shqiptarë, paguani energjinë elektrike me një nga çmimet më të larta në Europë. Çfarë ndodh kështu. Këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. Më datë 31 korrik digat ishin më plotë se asnjëherë. U vërsulën, i zbrasën me shpejtësi duke shitur 40-50 euro kilovatin kun ë bursë shitej me 130 euro. Tani me paratë tuaja blejnë me 250 euro kilovatin. Borxhi i KESH-it ndaj qeverisë është dyfish më i lartë se në 2013. Duhet tja presim faturën e energjisë dhe të gjithave Edi Ramës dhe klikës së tij” – tha Berisha./Panorama
Fraksion.com