“Mos u tregoni egoistë”; Eva Murati, apel qytetarëve: Vaksinohuni!
Prezantuesja televizive Eva Murati i bëri apel sot qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19, ndërsa shprehet se “nuk duhet të tregohemi egoistë, të mendojmë për prindërit, për gjyshërit dhe zgjidhja është vetëm një, vaksinohuni”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot mesazhin e prezantueses televizive Eva Murati.
“Të gjithë ne e kemi një përjetim personal të asaj se çfarë ndodhi atë periudhë. Vij nga familje mjekësh, besoj tek shkenca dhe nuk e kisha në asnjë moment në dyshim që do të vaksinohesha apo jo”, thekson Murati.
Por, vijon ajo, “nëse ju them një këshillë bashkëmoshatarëve të mi, miqve të mi, kur takohemi është si mundet t’i të dalësh në rrugë të shkosh në punë, të shkosh në një party për qejf, duke menduar se po i rrezikon jetën dikujt”.
“Duke pasur parasysh që ka njerëz aty jashtë që kanë imunitet të dobët duhet menduar pak më shumë për familjarët, gjyshërit që e kalojnë COVID-in me pasoja fatale. Mendoj se nuk duhet të tregohemi aq egoistë të paktën të mendojmë për ta dhe zgjidhja është vetëm një, vaksinohuni!”, – shprehet Murati.
Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1 915 470 vaksinime antikovid në gjithë vendin. Ndërkohë nga dje ka nisur aplikimi i dozës së tretë të vaksinës antikovid për mjekët dhe personat +60 vjeç. Po ashtu dje ka filluar vaksinimi i fëmijëve 12-17 vjeç.
Fraksion.com