Kryediplomati iranian diagnostikohet me koronavirus
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, u diagnostikua me koronavirus.
“Gjendja e tij e përgjithshme është e mirë dhe ai vazhdon të punojë në karantinë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Saeed Khatibzadeh.
Ai shtoi se agjenda e ministrit tani do të ndryshojë.
Shumë zyrtarë iranianë kanë pasur sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19.
Me afro gjashtë milionë raste pozitive, Irani është vendi më i goditur nga pandemia e koronavirusit në Lindjen e Mesme.
Ky vend ka raportuar më shumë se 125,000 viktima nga sëmundja.
Vetëm rreth 45 për qind e 84 milionë banorëve të Iranit janë plotësisht të vaksinuar.
Fraksion.com