AktualitetPolitikëTë fundit

Fotoalbumi i Ramës nga konferenca e OKB-së mbi ndryshimet klimatike

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotoalbum nga konferenca e OKB-së mbi ndryshimet klimatike COP26, që po i zhvillon punimet në Glasgou të Skocisë.

Kryeministri Rama, i cili merr pjesë në këtë konferencë, ka ndarë foto nga takimet që ka zhvilluar me liderë pjesëmarrës.

Kjo konferencë organizohet nga Britania e Madhe në partneritet të ngushtë me Italinë dhe në të marrin pjesë mijëra personalitete nga 200 vende të botës: udhëheqës shtetesh, drejtues organizatash, gazetarë, negociues dhe aktivistë. Për dy javë pjesëmarrësit do të diskutojnë për masat që duhen ndërmarrë për të përballuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Diskutimet do të fokusohen në çështjet e pazgjidhura që burojnë nga Marrëveshja e Parisit për klimën e vitit 2015. Synimi është që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën paraindustriale.