AktualitetTë fundit

Vetingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Ajola Prençi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra, Ajola Prençin, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Ajola Prençi

Ajola Prençi, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin iu nënshtrua Vetingut për tre kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional me 26 tetor.

Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi, pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të Ajola Prençit, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Ajola Prençi, përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe për një dekadë e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Shkodrës. Në vitin 2014, Prençi u emërua në prokurorinë e Matit, ndërsa prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Kurbinit.

 

Fraksion.com