Moti javën e parë të nëntorit; Mos u gënjeni nga dielli i sotëm
Sipas Meteoalb, ky fillim nëntori ka nisur me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por duke iu afruar pasdites së sotme dhe kryesisht dita e martë do të sjellë rrebeshe shiu në të gjithë vendin.
E mërkura dhe e enjtja mbeten me reshje të izoluara në veri dhe pjesërisht qendër jugu me kthjellime, por fundjava përmirëson dukshëm kushtet e motit. Përsa u përket temperaturave të ajrit vlerat minimale dhe maksimale deri ditën e mërkurë luhaten nga 4 deri në 23 gradë celcius.
Fundjava rrit ndjeshëm vlerat termike.
Fraksion.com