Kursi i këmbimit, forcohet dollari amerikan, euro ruan pozitat
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të premten e javës së shkuar.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,65 lekë dhe këmbehet me 106,12 lekë, ndërsa euroja u zhvlerësua me 0,06 lekë dhe këmbehet me 122,78 lekë.
Paundi britanik krahasuar me të premten, zbriti në kuotën 144,90 lekë, duke shënuar një zhvlerësime me 0,33 lekë.
Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 115,98 lekë, ose 0,26 lekë më shumë se fundjavën e shkuar. /j.p/
Fraksion.com