Japoni: Një burrë plagos 17 persona në metro
Një 24-vjeçar, i veshur si karakteri Joker i filmit Batman, ka sulmuar me thikë pasagjerët në një linjë të metrosë në Tokio, të dielën mbrëma.
Është raportuar se 17 persona janë plagosur, teksa kanë qenë në rrugë për të shënuar festën e Halloween-it.
Dëshmitarët kanë thënë se i dyshuari më pas ka hedhur një substancë ndezëse dhe shpejt janë përhapur flakët.
Nëpër disa incizime, pasagjerët janë parë duke iu ikur flakëve dhe duke kërcyer nga dritaret e metrosë.
“Kam menduar që ka qenë i maskuar për Halloween”, ka thënë një dëshmitar për të përditshmen Yomiuri.
“Më pas e kam parë një burrë duke ecur me një thikë të madhe”.
Mediat japoneze kanë raportuar se i dyshuari është arrestuar nga policia në vendin e ngjarjes.
Sipas të përditshmes Kyodo, ai i ka thënë policisë se e adhuron karakterin e Joker-it në Batman.
Mediat lokale kanë thënë se i dyshuari u ka thënë autoriteteve se ai ka dëshiruar të vrasë njerëz, në mënyrë që të dënohet me vdekje.