Life StyleTë fundit

Horoskopi mujor, nëntor 2021

Ky është horoskopi mujor, nëntor 2021. Parashikim i yjeve për punën shëndetin dhe dashurinë  për secilën shenjë.

Dashi

Gjatë këtij muaji do kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Ata kanë vërtet nevojë që t’iu gjendeni pranë herë pas here. Për ju çiftet ka për të qenë një muaj shumë më romantik dhe pasionant. Do ndiheni në çdo moment mirë dhe madje gati për të hedhur hapa më tej. Ju beqarët do realizoni disa takime gjatë kësaj periudhe, por asnjeri nuk do përputhet me ato që ata keni ëndërruar. Nëse nuk do ndiheni të sigurt, më mirë të mos hidhni hapa. Shëndeti do jetë herë i mirë e herë delikat. Mund të keni ndonjë shqetësim nga bajamet ose nga koka, të cilat me pak më tepër përkujdes dhe me mjekime popullore do qetësohen. Në planin financiar do ndërmerrni iniciativa për t’i rregulluar problemet. Gjendja do fillojë të stabilizohet pas javës së dytë. Në punë do jeni të kujdesshëm dhe pak nga pak do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.

Demi

Këtë muaj do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni asgjë të pamenduar mirë. Do merrni edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje do bëni të pamundurën që të qëndroni sa më pranë atij që dashuroni dhe do shmangin çdo lloj mosmarrëveshjeje. Nuk pritet të ndodhë asnjë problem. Ju beqarët do e keni shume të vështirë ta joshni dhe ta bëni për vetë atë që pëlqeni, prandaj deri javën e dytë çdo përpjekje do ikë më kot. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë. Stresi dhe lodhja do shkaktojnë herë pas here probleme shëndetësore. Nuk do jeni aspak në gjendjen që keni ëndërruar. Sipas Dritare.net, financat do jenë të qëndrueshme edhe pse jo në gjendjen që keni ëndërruar deri më tani. Në pune do ju ndihmojnë disa kolegë dhe do arrini majat. Mund të merrni edhe një propozim të jashtëzakonshëm nga shefat.

Binjakët

Ky nuk do jetë as muaj shumë pozitiv dhe as shumë negativ. Për shumë gjëra do bini në kompromis me ata që ju rrethojnë dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë disi e ndërlikuar gjate javës së parë dhe në disa momente mund të ndiheni edhe keq. Mundohuni sa më shumë të kaloni kohë me atë që keni në krah dhe të mos e lini asnjë moment pas dore. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni sepse mund të hidhni hapa të gabuara të cilat do ju dëmtojnë të ardhmen. Për shëndet më të mirë duhet ta dëgjoni pak më tepër trupin tuaj dhe nuk duhet ta teproni kurrsesi me lodhjen. Financat do jenë më interesante javët e para, ndërkohë që pas datës 20 gjendja do vijë duke u përkeqësuar. Merrni masa sa më parë. Në punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera për të arritur majat në gjithçka. Priten vetëm gjëra pozitive.

Gaforrja

Klima yjore do jetë disi e tendosur këtë muaj dhe herë pas here mund të lindin edhe mosmarrëveshje me ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje do e vlerësoni edhe më tepër partnerin tuaj dhe do ja shprehni ndjenjat pafund. Mes ju të dyve çdo gjë ka për të ecur për mrekulli. Dy javët e fundit do jenë më të jashtëzakonshme. Ju beqarët do keni një periudhë disi të ndërlikuar sidomos javën e parë, kur do merrni refuzime nga ata që do iu joshin. Pas datës 20 mund t’iu jepet mundësia për ndonjë aventurë kalimtare, por interesante. Gjendja shëndetësore do mbetet goxha e mirë. Nuk do ndieni më as dhimbjet e shpinës dhe nuk do keni as problemet me kolitin. Financat do i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju dalin vështirësi. Në punë çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur gjithmonë. Në bashkëpunim edhe me koleget do arrini majat.

Luani

Këtë muaj do bëni të pamundurën që të shmangni konfliktet dhe debatet. Qetësia për ju do jetë si ajri dhe vetëm ajo do ju bëjë të ndiheni mirë. Nëse jeni në një lidhje, javët e para do merreni me riorganizimin e gjendjes në të cilën ndodheni dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla. Pas datës 16, dielli do shkëlqejë gjithë kohës dhe do e ngrohë atmosferën. Për ju beqarët mundësitë për takime do jenë të pafundme dhe do jetë i sigurt ndryshimi i statusit. Do lumturoheni mjaft kur të arrini ta bëni për vete atë që pëlqeni. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq, përkundrazi do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe morale. Buxhetin do dini si ta menaxhoni dhe do ju arrijnë paratë edhe për shpenzime edhe për të blerë gjërat e nevojshme. Jeta profesionale do ketë edhe periudha të turbullta herë pas here. Do keni dyshime për hapat që duhet të hidhni, por në fund do ja dilni.

Virgjëresha

Muaj i paqëndrueshëm do jetë ky për të gjithë. Çdo ditë do ketë çastet e bukura dhe çastet e tensionuara. Mundohuni që në çdo çast të ruani ekuilibrin dhe nga ana tjetër të bëni kujdes nga disa persona. Nëse jeni në një lidhje do keni një periudhë disi konfuze kur nuk do dini çfarë të bëjnë. Duhet gjithmonë të tregoheni të kujdesshëm me partnerin dhe nuk duhet ta lini shumë pas dore atë. Për çdo problem, flisni sa më hapur me të. Ju beqarët duhet të bëni të pamundurën për ta ndryshuar rutinën dhe për të filluar një lidhje mund të bëjnë edhe sakrifica ekstreme. Shëndeti do ju shkaktojë shqetësim të madh. Mund të keni probleme me ndonjë organ të veçante dhe mund t’iu duhet edhe të shtroheni në spital. Financat do përmirësohen pas javës së parë fale një investimi që do bëni. Në punë do jeni gjithmonë të logjikshëm dhe nuk do gaboni asnjë moment.

Peshorja

Këtë muaj do përqendroheni më tepër tek ato gjëra që i keni më përzemër dhe do i kaloni të tjerat në plan të dytë. Nëse jeni në një lidhje do e forconi bashkëpunimin dhe do filloni projekte të përbashkëta. Pranë partnerit do ndiheni gjithmonë të plotësuar. Ju beqarët do kënaqeni me çdo takim që do realizoni dhe ka gjasë që me një person të mendoni për një lidhje. Shëndeti do jetë i kënaqshme në pjesën më të madhe të kohës, por nuk do mungojnë as ditët me shqetësime të vogla si: dhimbje muskujsh, dhimbje koke apo barku. Sipas Dritare.net, financat do jenë delikate gjatë javës së dyte dhe kjo për shkak të shpenzimeve të pamenduara që do kryeni. Komunikimi dhe bashkëpunimi me koleget do bëjnë që të keni më tepër arritje në jetën profesionale. Mund te merrni edhe propozime impresionuese.

Akrepi

Nëse e bëni çdo gjë me dëshirën e mirë këtë muaj, gjithçka do ju ecë si doni. Mos u nxitoni për asgjë sepse mund të pengoheni dhe të dëmtoni veten. Ju të dashuruarit do ja kaloni mirë pranë personave të zemrës dhe do filloni të programoni ndonjë aventurë. Java më e veçantë do jetë e treta. Ju beqarët do jeni të kënaqur nga jeta që bëni dhe nuk do e kërkoni me ngulm një lidhje. Në fakt do merrni propozime të shumta, të cilat do jenë në dorën e tyre nëse do i pranojnë apo jo. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni një energji të madhe që as vete nuk e dini nga ju buron. Financat herë pas here do kenë disa tronditje dhe nuk do dini çfarë të bëni. Specialistet mund t’iu japin këshillat më të mira. Në punë harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Provoni edhe sfida të reja sepse mund t’ia dilni.

Shigjetari

Këtë muaj nuk do pendoheni për asgjë që do bëni në çdo fushë. Do jeni më të organizuar dhe do i mendoni mirë gjërat para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje duhet t’i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah sepse në të kundërt gjërat mund të ftohen. Ju beqarët nuk do keni një periudhë të favorshme dhe nuk do përfitoni nga mundësitë që do iu jepen. Shëndeti do jetë goxha më i mirë. Nuk do keni më as shqetësimet e dikurshme. Alergjitë do vijnë duke u stabilizuar. Gjendja e financave do jetë shumë herë më e mirë se më parë. Do kryeni të gjitha investimet e pretenduara. Në punë duhet të kërkoni gjithmonë e më shumë nga vetja nëse doni të arrini lart e më lart. Në fakt i keni të gjitha mundësitë. Ndonjë ditë mund t’iu bëhen edhe propozime interesante.

Bricjapi

Këtë muaj do keni dëshirë të bëni gjëra të reja dhe të argëtoheni sa më shumë. Nëse jeni në një marrëdhënie, partneri do ju mbajë në pëllëmbe të dorës dhe do pranojë t’ua plotësojë një e nga një të gjitha dëshirat. Të dy do fantazoni dhe do përjetoni kënaqësi të reja. Kini parasysh që java e fundit do jetë plot me surpriza. Ju beqarët gjithashtu do keni një muaj të mbushur me takime të rëndësishme. Shfrytëzojini sa të mundni sepse ato do ua ndryshojnë të ardhmen. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë, por nuk do mungojnë as momentet e dobësisë. Kujdesuni më tepër për veten. Për financat do jetë koha e duhur për të riorganizuar gjithçka. Me diplomaci dhe maturi mund ta ndryshoni për mirë situatën. Në punë mbrojini deri në fund idetë dhe keni për të dalë të fituar.

Ujori

Mundohuni t’iu qëndroni larg gënjeshtrave gjatë këtij muaji sepse ato gjithmonë e bëjnë jetën më të ndërlikuar. Nëse keni një lidhje, mos e vini atë asnjë moment në rrezik dhe kaloni më tepër kohë me partnerin. Kjo është e vetmja mënyrë që gjithçka të ecë si duhet. Ju beqarët do keni disa takime, por njëri do jetë më i veçantë dhe do iu bëjë të përjetoni emocione të shumta. Gjendja shëndetësore do varet mjaft nga gjendja psikike. Nëse ajo do jetë e renduar herë pas here do keni edhe probleme të tjera. Yoga mund t’iu ndihmojë të jeni më të qetë. Gjendja e financave do jetë e trazuar sidomos dy javët e para, më pas do i kuptoni gabimet dhe do merrni masa për t’i ndrequr sa më pare. Në punë bëni aq sa mundeni dhe mos gënjeni për asnjë çast. As vetë nuk do ndiheni mirë dhe as shefat nuk do ju vlerësojnë.

Peshqit

Do keni një jetë mjaft emocionuese këtë muaj dhe shpesh do ju duket vërtet sikur jeni në ëndërr. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur të jetë e fundit. Ju që jeni në një lidhje duhet të mendoni të bëni gjëra të reja e pse jo ndonjë çmenduri të vogël. Rutina është ajo që e shkatërron më shumë se çdo gjë tjetër një lidhje. Ju beqarët duhet ta shfrytëzoni çdo ftesë që do ju bëhet për të pasur njohje të reja. Edhe sikur gjërat të mos shkojnë ashtu siç mund të keni dashur, rëndësi ka të mos qëndroni vetëm. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime vetëm ditët e para sepse më pas gjendja do fillojë të normalizohet. Financat mund të kenë tronditje të vogla për shkak të ndonjë shpenzimi të pamenduar. Gjithsesi nuk do e teproni. Në punë do ju lindin ide nga më të ndryshmet sesi të arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Do ja arrini qëllimit.

 

Fraksion.com