AktualitetTë fundit

Aksident i rëndë në Koplik, 1 i vdekur, 3 të plagosur. Makinat ‘copë’ nga përplasja

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe.

Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur. Një prej tyre ishte në gjendje më të rëndë dhe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marrë dhe ndërroi jetë në spital.

Tre të palgosurit e tjerë janë nën kujdesin e mjekëve në në spitalin rajonal të Shkodrës.

Për nxjerrjen e të plagosurve nga automjeti ishte e nevojshme ndërhyrja e repartit zjarrfikës.

 

Fraksion.com