Kjo është vajza shqiptare, pjesë e kompanisë ‘META’ të Mark Zuckerberg-ut
Shqiptarët i gjen sot kudo nëpër botë, madje në kompani, truste apo korporata nga më gjigandet.
E tillë është edhe shqiptarja nga Kosova Plarenta Deshishku është pjesë e departamentit të “Global Operations” në “Facebook”. Ajo është një profesioniste, e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Dublin, Irlandë.
E diplomuar për Administrim Biznesi dhe Menaxhim të Përgjithshëm në “ESCP Business School” dhe studimet pasuniversitare të ndjekura në “Trinity College Dublin”, Deshishku ka një karrierë të mbushur me trajnime, specializime dhe eksperienca të ndryshme pune.
E reja shqiptare që prej muajit korrik 2021 është bërë pjesë e departamentit të “Global Operations” në rrjetin social Facebook, si “Market Specialist”.
Fraksion.com