AktualitetPolitikëTë fundit

Socialistët mblidhen në seli që në orët e para të mëngjesit

Kryeministri Rama prej orës 08:00 ka mbedhur kryesinë e PS në selinë rozë.

Nuk dihen ende temat që priten të diskutohet sot mes socialistëve, por kërkesat e PD, ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe ajo për mbetjet urbane mendohet të jenë pjesë e debateve.

Në mbledhjen e kaluar Rama ia preu gjithkujt rrugën drejt administratës publike përmes zyrave të partisë.

Ai ripërsëriti vijën e kuqe të vendosur nga Kongresi socialist që askush të mos punësohet më në institucionet shtetërore me ‘ndërmjetësimin’ e zyrave të Partisë Socialiste.

 

Fraksion.com