“PD s’duhet të hajë bar për një deputet”, Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim: Kullot në livadhet e qeverisë, ka konflikt interesi
Gjatë fjalës së tij Berisha përsëriti deklaratën e tij për ambasadoren ku tha se; ‘Zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë’.
Mes të tjerash ai akuzoi Yuri Kim se ka konflikt interesi për këto qëndrime, duke nënkuptuar se ka lidhje me qeverinë.
“Ne jemi forcë politike pro perëndimore dhe vokacionin perëndimor e kemi pasur qëllim. Nuk lëvizim nga ky pozicion. Unë ju garantoj ju se ne jo vetëm që do të fitojmë zgjedhjet por do të vendosim marrëdhënie miqësore me BE dhe SHBA. Nuk dua të nisemi ne nga disa qëndrime sporadike, ose qëndrime të caktuara. Kur ju thashë nja 2 muaj më parë se zonja kur përmendi barin, u shpreha se; Zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë. Pak kush e kuptoi këtë gjë. Tani që e shohim në majezën e qeverisë nëpër wikende e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyjë në jetën private. Por konflikti i interesit është konflikt interesi cilido qofsh. Objektiviteti dhe jo konflikti i interesit është rruga e duhur për të vlerësuar realitetin shqiptar.”, tha ai./BW
Fraksion.com