Lajm i fundit: SPAK operacion në Tiranë, 9 të arrestuar, dyshohet për shkelje në tendera
SPAK ka ndërmarrë një operacion në Tiranë nga i cili disa persona janë arrestuar.
Burime bëjnë me dije se të dyshuarit janë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe se arrestimet janë bërë për shkelje të barazisë në tendera.
Janë firmosur 9 flete arreste për shkelje të barazisë në tendera dhe 9 personat e arrestuar janë: Aderoatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Artan Taho, Kastriot Beqaraj, Indrit Matmuja, Gjergj Markola, Riza Sulaj, Lulzime Rami dhe Albion Bushi.
Ata janë shoqëruar në Drejtorinë vendore të Tiranës pas operacionit të kryer nga SPAK.
Fraksion.com