“Foltorja” e Berishës në Lezhë, mungon Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot “foltoren” e radhës, ku stacionimi ishte në Lezhë. Teksa sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, por edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, ku foli sërish për ‘besëprerje’ dhe për ‘pengmarrje, Berisha nënvizoi faktin se kjo nismë nuk është kundër demokratëve, por synon bashkimin e tyre.
Ajo që ra në sy në këtë takim ishte fakti se në “foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ishin të pranishëm deputetët e qarkut, si edhe kryetarët e degëve, të Mirditës, të Laçit dhe të Lezhës, përveç ligjvënësit demokrat, Flamur Noka, i cili është përjashtuar nga Lulzim Basha nga posti i zv/kryetarit të Komisionit të Sigurisë.
Noka shoqërohej nga ish-kolegët e tij, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi. Kujtojmë se në qarkun e Lezhës, Partia Demokratike fitoi dy mandate, ku përfaqësohet nga Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti, e cila zuri vendin e Mark Makut, pasi ky i fundit hoqi dorë nga mandati.
Fraksion.com