Biden shkurton ndjeshëm paketën e investimeve
Shkurtime për shpëtimin e paketës
Por paketa gjigande e presidentit amerikan ka ngjallur kundërshtime, e jo vetëm nga ana e republikanëve, por edhe demokratëve. Kurse demokratët progresivë nga ana e tyre janë të zhgënjyer për shkurtimet që ka bërë presidenti, ende nuk është e qartë, se kur do të votohet për këtë paketë.
Shpresat e Bidenit ishin që planet e tij të ishin miratuar para udhëtimit në Glasgou, Britaninë e Madhe, ku më 31 tetor fillon samiti botëror për klimën. Bashkësia ndërkombëtare pret nga presidenti amerikan, që në samitin botëror të klimës, COP26 të paraqiten plane konkrete, se si SHBA do të jetësojë planet e mbrojtjes së klimës. Biden ka formuluar plane ambicioze për SHBA: Ekonomia më e madhe e botës do duhet që deri në vitin 2035 të prodhojë energji elektrike pa emetim të gazi karbonik, CO2, dhe më së voni në vitin 2050 do të ketë reduktuar në zero emetimet e gazrave të efektit serë.
Familja dhe shëndetësia
Por zemra e paketës së investimeve është ana sociale: Biden ka planifikuar reduktimin e kostove tepër të larta për përkujdesin e fëmijëve, lehtësimin tatimor të familjeve dhe zgjerimi i shërbimeve shëndetësore. Kjo paketë do të financohej përmes rritjes së tatimeve për koncernet dhe të ardhurat e larta, si edhe përmes mbledhjes së rreptë të tatimeve nga e shkuara./la/qu/wa (rtr, dpa, afp) dw
Fraksion.com