Sekretari i Përgjithshëm thekson fuqinë e partneritetit të NATO-s me Suedinë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg theksoi vlerën e partneritetit të Aleancës me Suedinë gjatë një vizite në Stokholm, me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut, të martën (26 tetor 2021).
Sekretari i Përgjithshëm u takua me Madhërinë e Tij Carl XVI Gustaf, Mbretin e Suedisë dhe zhvilloi bisedime me Kryeministrin Stefan Löfven. Ai vlerësoi kontributin e Suedisë në misionet dhe operacionet e NATO-s, nga Ballkani Perëndimor në Irak. Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryeministri diskutuan përparimin në forcimin e bashkëpunimit midis NATO-s dhe Suedisë, duke përfshirë shkëmbimet më të mëdha të informacionit, stërvitjet e përbashkëta dhe dialogun politik.
Më vete, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoană dhe ambasadorët e NATO-s morën pjesë në një seminar mbi “Sfidat e sigurisë në rajonin e Detit Baltik”, të organizuar nga Ministri i Jashtëm Linde, Ministri i Mbrojtjes Hultqvist dhe Ministri i Punëve të Brendshme Damberg.
Sekretari i Përgjithshëm, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm dhe Këshilli i Atlantikut të Veriut u takuan gjithashtu me Kryetarin e Parlamentit, Andreas Norlén dhe përfaqësues të lartë të Parlamentit Suedez. Në datën 27 tetor Këshilli vizitoi bazën detare në Berga, së bashku me ministrat e Mbrojtjes të Finlandës dhe Suedisë. Ata patën mundësinë të shohin stërvitjen e përbashkët detare suedeze dhe finlandeze, SWENEX-21.
Fraksion.com