AktualitetKosovaTë fundit

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Një zëdhënës i qeverisë tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse”, tha ai, por pa dhënë më shumë hollësi rreth natyrës së kërcënimit.

Policia nuk komentoi zhvillimet ndërsa mediet vendase thanë se kërcënimi është bërë në rrjetet sociale nga një llogari e paqartë në të cilën “është premtuar një shumë parash për siç thuhet, “vrasjen e kryeministrit Kurti”.

 

Fraksion.com