AktualitetTë fundit

E kujt është parcela e drogës ku u vra nënkomisari Saimir Hoxha?

Drejtori i sektorit kundër narkotikeve në Policinë e Shtetit, Rezart Velmishi, i ftuar në emisionin “Në Shënjestër”, në “News 24”, tregoi se ende nuk ka dijeni se kujt i përkiste parcela me kanabis, në të cilën u vra efektivi Saimir Hoxha.

Ai tha se nuk preferon të bëj komente, pasi çështja është në hetim e sipër.

“Nuk mund të bëj komente, nuk preferoj të bëj komente…”- tha shkurt Velmishi.

Për parcelën në fjalë ka folur edhe vetë gazetarja Klodiana Lala. Pak javë më parë, e ftuar në “Opinion”, Lala tha se parcelën e drogës në Lezhë, vend në të cilin u vra dhe efektivi Saimir Hoxha, e ka një “boss” i madh i trafikut të drogës. Lala ka refuzuar të zbulojë identitetin e “bossit”, sepse tha se nuk e ka ende te dokumentuar këtë gjë.

 

Fraksion.com