“Vjen në Kuvend me makinë 250 mijë USD”, Ahmetaj i përgjigjet Palokës me foto dhe zbulon çmimin e mjetit të tij
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj reagon pas denoncimit të deputetit demokrat, Edi Paloka, se “Ky shkon tek Nusreti ne Dubai (1 mije dollare bifteku) “per te ngrene nje çap buke” dhe vjen me Bentley (250 mije dollare) ne Parlament e pastaj flet per varferine e shqiptareve”.
Ahmetaj publikon një fotografi të tijën me makinë, para Kuvendit, ndërsa shkruan me ironi se “Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro? 😂🙈 Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq ✌️”.
Më herët, në postimin e tij në “facebook”, Paloka u shpreh se “Ky shkon tek Nusreti ne Dubai (1 mije dollare bifteku) “per te ngrene nje çap buke” dhe vjen me Bentley (250 mije dollare) ne Parlament e pastaj flet per varferine e shqiptareve…! Rama nderkohe po ben gati dy muaj qe shetit me charter neper bote ! E ne kerkojme qe ketyre vetingun t’ju a bej SPAK-u i Rames !!!
Rama , ky dhe ata si ky , vertete qe nuk e kane ndermend te ikin as nga Shqiperia e as nga qeveria po nuk i shporrem ! Po keta nuk shporren as me grisje letrash , as me recitime , as me beteja boshe ne Parlament . Me kete situate , ata jane me komode se kurre . Prandaj vazhdojne e tallen me shqiptaret!”
Fraksion.com