AktualitetKosovaTë fundit

Rrahu një grua në supermarket në Prishtinë; Policia i jep burrit “dënimin” qesharak

Pamjet e rënda në Prishtinë ku burri vuri me shpatulla mbas rafteve të marketit një grua dhe e rrahu brutalisht në sytë e fëmijëve të vegjël dhe bashkëshortes kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Ashtu siç bëhet e ditur ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

Në këtë rast natyrshëm lind pyetja si ka mundësi që ligji mbron këto raste kaq brutale që japin një pamje kaq shumë trishtuese të cënimit të jetës, asaj që duhet të mbrohet më shumë nga ligji.

Mos vallë këto persona nuk i druhen as ligjeve dhe as ligjvënësve ndaj dhe rastet e raportimit të dhunës në Kosovë sa vijnë dhe rriten.

Këto ngjarje që ndodhin dita-ditës janë rezultat i një sërë arsyesh, ku luan rol dhe ndikimi i pakët që ka shteti mbi të tilla raste problematike.

Ushtimi i dhunës është tepër i qartë në videon e bërë virale, të siguruar nga “Gazeta Sinjali” shihet se i dyshuari fillimisht debaton me gruan dhe megjithëse ajo ia liron rrugën, ai fillon ta godasë. Në sytë e gruas dhe fëmijëve ai e godet pamëshirshëm atë disa herë me karrocë, e më pas fillon ta godasë edhe me grushte.

Edhe pse, gruaja e të dyshuarit përpiqet ta largojë, ai kthehet sërish dhe vazhdon ta godasë me grushte të panjohurën, derisa aty shkon edhe një blerës tjetër për t’i dhënë fund gjithë kësaj skene kaq brutale.

 

Fraksion.com