“Rama më i favorizuari”; Basha reagon për pëlqimet në Facebook: Klientë të kryeministrit e duan Shqipërinë në gjunjë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se politikanët e korruptuar dhe oligarkët janë bashkë kundër ndryshimit të kësaj partie.
Përmes një mesazhi në Twitter, Basha duke u ndalur te vettingu në politikë pohon se PD-ja do ta pastrojë politikën nga llumi i tranzicionit, nga veset dhe pazaret e tyre.
“Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët,janë bashkë kundër ndryshimit &
@pdshqiperi. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin!Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit,nga veset & pazaret e tyre.#vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.
Fraksion.com