AktualitetPolitikëTë fundit

PD dorëzon në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka dorëzuar sot në Kuvend nismën ligjore të PD-së për uljen e TVSH-së nga 20% ne 6% për produktet e shportës.

Në një prononcim për mediet Tabaku tha se, “kjo është një nisëm politike që vjen në ndihmë të qytetarëve. Nuk është populiste. Dëgjoj çdo ditë suflerët e qeverisë që thonë se është një nisëm populiste, e cila është një nisëm që nuk do të jetë në dobi të qytetarëve”.

Po ashtu Tabaku shtoi se ulja e TVSH-së do të ndihmojë shtresat në nevojë për të rritur konsumin e tyre.

“Çfarë do të bëjë ulja e TVSH-së për qytetarë? Do të bëjë atë që ka bërë në të gjitha vendet e tjera të BE-së. Do të bëjë atë që nuk po e bënë dot qeveria. Do të ndihmojë shtresat në nevojë për të rritur konsumin e tyre. Sot shumë vende të Bashkimit Evropian kanë ulur TVSH, si një mundësi dhe një stimulim për ekonominë. Sot, shumë vende kanë ulur edhe TVSH për energjinë. Propozimi që ne kemi, është i thjesht dhe shumë konkret”, tha ajo.

 

Fraksion.com