AktualitetPolitikëTë fundit

“Dil vetë në bazë të kuptosh”; Basha nxjerr Gaz Bardhin në terren për Reformën Territoriale

‘Dil në bazë e shih krizën e demokratëve’. Kjo është kërkesa me tone të ashpra e kryetarëve të degëve të PD që për 3 orë rresht kanë diskutuar mes debatesh lidhur me situatën në parti, ku ‘Foltorja’ e Berishës ka shkaktuar përçarje më shumë se kurrë.

Mirëpo ky irritim i krerëve të degëve erdhi pasi Lulzim Basha në mbledhjen e sotme tha se do të nxirrte në terren Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të marrë propozime për Reformën Territoriale, një nga betejat më të forta të opozitës në Kuvend. Fakti që kryedemokrati nuk zbret në terren personalisht, nuk është pranuar nga krerët e degëve, të cilët njëzëri kanë thënë se “nuk mund të vazhdohet më kështu”, dhe se duhet gjetur një zgjidhje emergjente në një kohë kur demokratët janë të ndarë në “të Berishës” dhe të Bashës”.

Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngrordh demokracia”,

” Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje”,

“Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve “, mësohet të ketë thënë Anton Pjetërnikaj i Paskuqanit,  Dash Aliko i Gjirokastrës dhe Isuf Çelaj i Tropojës në mbledhje.

Mbështetjen e 95% të demokratëve, siç e ka thënë se e ka, Lulzim Basha duket se nuk ka zgjedhur që ta testojë as kur vjen fjala te Reforma Territoriale dhe as në këtë mbledhje, nuk arriti që t’i shpëtojë “hijes” së Sali Berishës, aq më tepër kur ky i fundit sot ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kreun e PD-së. Megjithatë, përtej presionit që po i vjen nga Sali Berisha, i shpallur ‘Non Grata’, Basha ka qëndruar i palëkundur dhe ua ka përsëritur edhe krerëve të degëve, se për interesat e paraardhësit të tij, nuk do e bunkerizojë PD-në.

“Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama”, u ka thënë Basha.

Në mbledhje kanë munguar disa kryetarë degësh, kjo pasi takimi është njoftuar 6 orë përpara, në një kohë që duhet të informoheshin 24 orë përpara.

 

Fraksion.com