AktualitetTë fundit

Reduktimi i urbanëve, Veliaj takim me përfaqësuesit e transportit publik: S’heqim TVSH, bëjmë rimbursim. 1 mln euro për linjat në buxhetin 2022

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me përfaqësuesit e transportit publik, pas reduktimit të urbanëve në shenjë proteste nga ana e tyre, gjë që ka shkaktuar kaos në lëvizjen e qytetarëve në Tiranë.

Veliaj ka deklaruar se nuk do të ketë heqje të TVSH-së, por rimbursim, teksa premtoi 1 mln euro për linjat urbane nga buxheti i 2022.
“Rimbursim TVSH, jo heqje. S’mund të kërkojmë rimbursim TVSH pa transparencë. Bëjmë rimbursim. Bashkia subvencion 1 mln € për linjat urbane në buxhetin 2022”, ka deklaruar ndër të tjera Veliaj.

 

Fraksion.com