Rasti Kavala: Sprova e re mes BE dhe Turqisë
Osman Kavala ndodhet në paraburgim nga viti 2017. Së fundmi 10 ambasadorë nga vende të ndryshme kërkuan lirimin e tij. Presidenti turk reagoi i zemëruar. Kërcënon prishja e marrëdhënieve të Turqisë me BE?
Turqia nuk e njeh vendimin e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut nga viti 2019. Aty thuhet, se Turqia në procedurën kundër Kavalas ka shkelur konventën për të drejtat e njeriut, e ai duhet të lirohet menjëherë. Arrestimi është i motivuar politikisht, nuk ka prova të qarta për fajësimet. Turqia u kundërpërgjigj, se vendimi i gjykatës nuk është përfundimtar. Presioni ndërkombëtar për rastin Cavala është rritur ndërkohë.
Deklarata e ambasadorëve
Ambasadorët nga Gjermania, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia, SHBA kërkuan më 18 tetor një vendim “të shpejtë dhe të drejtë” në rastin Kavala. Në një deklaratë të përbashkët ata kërkuan që Turqia të zbatojë vendimin e Gjykatës Europiane. “Vonesat e vazhdueshme në procesin e Kavalas së bashku me bashkimin e disa procedurave penale të ndryshme dhe fajësimet e reja pas lirimit hedhin hije mbi respektimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe transparencës në sistemin turk të drejtësisë”, thuhet në deklaratë. Presidenti turk e hodhi poshtë deklaratë dhe reagoi i zemëruar. Në fillim ai kërkoi që ata të thirren në Ministrinë e Jashtme, kërcënoi me dëbimin dhe i shpalli së fundmi “persona non grata”. Sipas rregullave diplomatike pas këtij hapi vjen dëbimi.
Për çfarë akuzohet Kavala?
Më 12 tetor 2017, Kavala u arrestua gjatë një aktivitetit të organizatës së krijuar prej tij, Anadolu Kültur me Institutin Goethe. Akuza kundër tij: Ai ka financuar protestat e Parkut Gezi në vitin 2017 dhe ka dashur me këtë të shkatërrojë rendin kushtetues. Kavala u dërgua menjëherë në burgun e sigurisë së lartë në Silivri, para Stambollit. Në shkurt 2020 ai u lirua, por pak orë më vonë u paraqit një urdhërarrest i ri kundër tij. Këtë herë ai akuzohet, se ka qenë i përfshirë në përpjekjen për puç ushtarak në vitin 2016. Një muaj më vonë akuza të tilla u rrëzuan, por ai ka mbetur në paraburgim, këtë herë me akuzën e “spiunazhit politik dhe ushtarak”.
Në maj 2020 Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut hodhi poshtë kërkesën e Turqise për ta dërguar në një instancë tjetër për sqarim vendimin e vitit 2019.
Procedurat kundër Osman Kavala
Turqia vazhdon të veprojë kundër Kavala. Në shtator 2020 autoritetet e drejtësisë në Stamboll ngritën akuza të reja; Kavala akuzohet se ka bashkëpunuar me Henry Barkey, një shkencëtar turk të njohur në SHBA. E sërish bëhet fjalë për “rolin në puçin ushtarak”. Në janar 2021 drejtësia turke tërhoqi lirimin nga akuzat për parkun Gezi. Kjo akuzë trajtohet tani në një procedurë të përbashkët për përpjekjen për puç ushtarak dhe akuzat për spiunazh. Kavala mbetet në burgim.
Procedura për akuzat në lidhje me Parkun Gezu u bashkua në korrik 2021 me një procedurë tjetër penale. Aty akuzohen 35 anëtarë të klubit të futbllit, Besiktas për organizimin e një përpjekjeje për puç në protestat Gezi. Procesi pritet të fillojë më 26 nëntor. Avokatët e Kavalas thonë, se akuzat bazohet vetëm në supozime dhe mungojnë të gjitha provat.
Kush është Osman Kavala?
Kavala është një nga personalitetet më të njohur në shoqërinë civile turke. Sipërmarrësi turk ka ndikuar nga fillimi i viteve 80-të në krijimin e disa shtëpive botuese në Turqi dhe më vonë ka mbështetur një sërë organizatash të shoqërisë civile në Turqi. Në vitin 2020 ai krijoi Anadolu Kültür. Tek qëllimet e kësaj organizate bëjnë pjesë prodhimi dhe nxitja e artit dhe kulturës në Turqi, mbështetja e iniciativave lokale, larmia kulturore dhe të drejtat si edhe forcimi i bashkëpunimit lokal dhe ndërkombëtar. Kavala bënte pjesë tek themeluesit e degës turke të Open Society, fondacionit të filantropit, George Soros, një armik i shpallur i populistëve./DW
Fraksion.com