AktualitetTë fundit

Furtunë në strukturat e policisë; Kush e ka radhën?

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis nano, vazhdon reformën në strukturat e policisë.

Pas drejtorëve radhën e kanë nëndrejtorët. Konkretisht në Policinë Korçë, zëvendës drejtor emërohet Ermal Muça duke zëvendësuar Ilir Prodës, i cili kalon po në të njëjtin post por në Policinë e Elbasanit.

Artur Shira nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Durrës shkon me të njëjtin post në Fier.

Ilir Proda nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Korçë shkon në të njëjtën pozitë në Elbasan.

Deri në ardhjen e shefit të ri të komisariatit të Korçës, kompetencat i kanë kaluar shefit të krimeve të tij komisariati, Qemal Hoxha.

Ndërsa Klement Pikulli i cili është pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre pak ditë më parë do të zëvendësohet nga Eduart Liço, deri në emërimin e përgjegjësit të ri të sektorit të qarkullimit të Korçës

Më 18 tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano bëri ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.

Sakaq ndryshime ne rang zëvendës drejtorash priten edhe në Dibër, Kukës, Lezhë.

 

Fraksion.com