Fier: 15 të shoqëruar për atentatin; Makina e krimit, me targa të vjedhura kosovare
Kjo është makina e përdorur nga autorët e vrasjes së 57 vjecarit Demir Backa në Fier.
Makina u gjet e djegur në zonën pranë spitalit të ri dhe sipas policisë automjeti përdorte targa të Kosovës të vjedhura. Në makinë janë gjetur edhe armët e përdoruara në krim. Prej tyre janë lëshuar breshëri plumbash, tre nga të cilët e kanë goditur viktimën në qafë dhe kokë dhe 15 në kraharor.
Ai që e ka qëlluar duket se është afruar duke i dalë përballë për ti dhënë një mesazh. Ky është dyshimi i policisë. E më pas ka zbrazur karikatorin e kallashnikovit në gjoksin dhe kokën e viktimës. Policia deri më tani ka shoqëruar 15 persona për ti pyetur për ngjarjen, por asnjë nuk është arrestuar. Policia është duke verifikuar disa pista të mundshme për arsyet e kësaj vrasje.
Më e vjetra është ajo e vitit 1998 për konfliktin për një tokë në bregdetin e Darzëzes dhe më e reja, ajo e hakmarrjes. Viktima së bashku me të afërmit e tij kanë dhunuar fizikisht duke e lënë në gjendje të rëndë një personazh të njohur në Fier. Kjo është një pistë e policisë së shtetit që po shqyrtohet për të mbërritur tek e vërteta. Për këtë arsye janë marrë në pyetje edhe të afërm të viktimës për të mësuar se çfarë konfliktesh të mundshme mund të kenë çuar në këtë vrasje të mirë përgatitur./tch
Fraksion.com