AktualitetPolitikëTë fundit

Xhaçka: Deputeti i Bundestagut gjerman më konfirmon mbështetjen për hapjen e negociatave

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka  ka zhvilluar sot një takim me deputetin e Bundestagut gjerman, Nils Schmid.

Në fokus të takimit ishte mbështetja e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit me deputetin e Bundestagut gjerman, ministrja Xhaçka mori konfirmimin e mbështetjes për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Diskutim mjaft i mirë me deputetin e Bundestagut gjerman Nils Schmid, mbi zhvillimet në Shqipëri dhe rajon, si dhe konfirmimin e mbështetjes për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE”, thekson Xhaçka.

 

Fraksion.com