Tabaku: Qeveria do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi sot se qeveria do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve.
Në reagimin e saj, Tabaku shprehet se “një kryeministër që drejton një shtet të kapur, shndërrohet në mburojën politike të atyre qe marrin kontrata nga pushteti”.
Ajo thekson se u rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak.
“U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e inceneratorëve. U mbuluan qytetet e mëdha të Shqipërisë nga tymi i plehrave. U rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak. Dje doli përsëri dhe deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve. Prandaj i njëjti person dogji ligjet dhe Kushtetutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve. Aq frikë saqë vonon dhe ngritjen e Komisionit Hetimor të inceneratorëve me lloj-lloj pretekstesh. Kjo është kapja e shtetit”, shprehet Tabaku.
Fraksion.com