Pajtohen Bora dhe Donaldi, shkëmbejnë puthje në buzë në sy të të gjithë shqiptarëve
Bora dhe Donaldi u takuan mbëmë në Big Brother VIP.
Ajo erdhi për Semin dhe për të sqaruar se ajo e di shumë mirë se çka midis Borës dhe Semit e se nuk është asgjë më shumë sesa miqësi.
Donaldi kur pa Borën jashtë u emocionua dhe kërkoi ta takonte, Bora u pyet nga Arbana dhe pranoi.
Donaldi erdhi me një lule dhe Bora e emocionuar i tha: Ti?
Mesa duket Donaldi nuk është nga tipat romantik dhe Bora po bënte shaka me të duke e vënë në siklet dhe duke i thënë t’ja jepte mirë.
Bora: Të kam ndjekur gjatë gjithë kohës dhe dua të të them diçka. Një nga gjërat që unë kam dashur më shumë te ty ka qenë humori, ka qenë energjia pozitive që ke gjithmonë në grup dhe këtë nuk duhet ta humbasësh asnjëherë. Mua më është bërë endrra realitet më kupton? (Qesh). Të të shoh 24 orë çfarë po bën, çfarë po flet, kurse ti je në kushtet më të kqija të mundshme që nuk merr vesh dot asgjë për mua.
Donad: Erdhe këtu për Semin jo për mua?
Po,sepse Semi kishte shumë nevojë ti je një njeri që kudo të të hedhësh do ja dalësh.