AktualitetTë fundit

Mbyllet ‘pushimi i shoferit’; Banorët në protestë, bllokojnë për disa minuta autostradën Lushnje-Fier

Këtë të shtunë, banorë të zonës kanë bllokuar për disa minuta autostradën Lushnje-Fier, në shenjë proteste për vendosjen e barrierave metalike në kryqëzimin e njohur si ‘pushimi i shoferit’.

Protesta është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune dhe si pasojë e bllokimit është krijuar radhë kilometrike automjetesh, nga të dyja krahët e rrugës Lushnjë dhe Fier.

Bllokimi i Rrugës ka ndodhur për disa minuta, pasi ka ndërhyrë polica për të mundësuar qarkullimin normal të mjeteve.

 

Fraksion.com