AktualitetRajoniTë fundit

“Kishte lidhje paralele”; Rrëfimi “bombastik” i mikut të pilotit grek që mbyti gruan në sy të fëmijës

Një mik i pilotit grek, Babis Anagnostopoulos, ka thyer heshtjen, duke rrëfyer sekretet e jetës së autorit të krimit, që vrau gruan, Carolinën në muajin maj të këtij viti. Ai ka treguar se piloti kishte një lidhje paralele.

“Ai kishte një lidhje paralele me një grua tjetër. Kisha parë disa gjëra që Babisit nuk i pëlqenin, si kjo me të dashurën e tij”, tha ai, raportojnë mediat greke.

Më pas ai foli për martesën e mikut të tij me Carolinën, por edhe për fundin tragjik të saj. “Gjithçka i ndodhi Caroline krejt papritur. Ai u martua me të në Portugali. Askush nuk dinte asgjë.

Pyes veten nëse ai nuk donte të linte shumë hapësirë ​​për shkak të gruas tjetër dhe bënte gjithçka fshehurazi. Ajo tjetra u befasua sepse e mësoi lajmin nga mediat sociale” shtoi ai. “Babisi është një fëmijë i papjekur, joserioz, kaq”, deklaroi ai.

Krimi tronditi Greqinë në muajin maj të këtij viti, ndërsa Babis Anagnostopoulos fillimisht akuzoi shqiptarët për vrasjen, por më pas hetuesit me provat e mbledhura e “gozhduan” duke e bërë që të pranojë autorësinë.

 

Fraksion.com